Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së për flamurin: Gishtin kokës, Jo kurrë sherr me flamur

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së për flamurin: Gishtin kokës, Jo kurrë sherr me flamur

Kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni iniciativën e për vendosjen e flamurit shtetëror në hyrje të Prishtinës dhe siç iu ka referuar ai cenimin e flamurit kombëtar e ka quajtur lojë që e prishë përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ka thënë se është edhe e kundërligjshme dhe anti kushtetuese.

Ai përmes një postimi të gjatë ka kërkuar që të mos bëhen sherre me flamur. Ka thënë se simbolet kombëtare dhe shtetërore nuk përjashtojnë njëra tjetrën por përplotësojnë.

“Simbolet kombëtare dhe simbolet shtetërore nuk përjashtohen por përplotësohen njëra me tjetrën. Me flamur kombëtar dhe me lumej gjaku, derdhur për flamur, liri e atdhe, është bërë edhe shteti. Ishe kombi e flamuri – pa janë shtetet. Shteti është fryt dhe derivat i Kombit”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Loja e paralajmëruar me flamuj dhe cënim të Flamurit Kombëtar, pikërisht në ditë përvjetori të Republikës e shtetësisë, jo vetëm që prish, profanizon e shkuptimëson festat dhe pervjetorët, jo vetëm është e mbarsur edhe me sherre e rreziqe tjera të paparishkueshne, por është edhe e kundërligjshme dhe kundërkushetuese.

Flamuri kombëtar jo vetëm që është Shenjë e Shenjtë dhe e shenjtëruar me lumej gjaku, gjatë gjithë historisë shqiptare, por është edhe i mbrojtur me Ligj dhe me Kushtetutë.

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Neni 6 [Simbolet] 1. Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj. 2. Pamja, lmënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj.

LIGJ PËR PËRDORIMIN E SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËS

Neni 2

Simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës

2.1 Simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës janë: flamuri, stema dhe himni.

2.2 Me flamurin, stemën dhe himnin përfaqësohet Republika e Kosovës dhe identiteti shtetëror i saj.

Neni 6

Përdorimi i flamujve kombëtarë

6.1 Çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë të përdorë flamujt kombëtarë në pajtim me këtë ligj dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.

6.2 Qytetarët e të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës kanë të drejtën, në mënyrë individuale apo si komunitet, të përdorin flamujt kombëtarë në pajtim me këtë ligj dhe me standardet ndërkombëtare.

6.4 Ndalohet vendosja publike e flamujve kombëtarë nëse janë të vjetruar apo të dëmtuar.

Simbolet kombëtare dhe simbolet shtetërore nuk përjashtohen por pëplotësohen njëra me tjetrën. Me flamur kombëtar dhe me lumej gjaku, derdhur për flamur, liri e atdhe, është bërë edhe shteti. Ishe kombi e flamuri – pa janë shtetet. Shteti është fryt dhe derivat i Kombit.

Prandaj , gishtin kokës! Jo, kurrë, – sherr me Flamur!