Anëtari i VV-së jep një sqarim përse të dorëhequrit nuk po e formojnë partinë e re

Anëtari i VV-së jep një sqarim përse të dorëhequrit nuk po e formojnë partinë e re

Adnan Rrustemi anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror Zgjedhor, ka vazhduar t’i thumbojë anëtarët e dorëhequr të VV-së. Kësaj radhe arsyeje e thumbimit ka qenë mos formimi i partisë ende nga grupi i ashtuquajtur ‘krahi i Molliqajt’, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se përderisa nuk po krijohet partia e re nuk po dalin në pah kundërthëniet e tyre.

“Përderisa nuk po formojnë parti të re, nuk po dalin në pah kundërthëniet e tyre të brendshme. E, ndoshta pikërisht për këtë arsye edhe nuk po formojnë parti”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Madje sipas tij të dorëhequrit e kanë pakënaqësitë me njëri-tjetrin më shumë se sa pakënaqësinë ndaj Kurtit.

“Vetëm një pakënaqësi e kanë të pakënaqurit më të madhe sesa pakënaqësinë ndaj Albinit. Pakënaqësinë me njëri – tjetrin”, ka shkruar Rrustemi në VV./Insajderi.com