Anëtari i One Direction pret të bëhet baba

22.01.2016 11:10
Anëtari i One Direction pret të bëhet baba

Anëtari i pop-grupit anglez One Direction, Louis Tomlinson, do të bëhet baba këto ditë njofton tabloidi britanik “The Sun”.

Këngëtari 24-vjeçar është gati të presë fëmijën e tij të parë me stilisten amerikane, Briana Jungwirth, këto ditë pasi tabloidi anglez “The sun” morri vesh që amerikania mbeti shtatzënë ne muajin korrik.

Burime pranë gazetës thonë që Louis po i qëndron pranë të dashurës së tij, Brianës në një spital në Los Angeles.

Ndërsa, babai i Tomlinson ka zbuluar në Twitter se” po pret një nip”, e qe shuan kureshtjen e shumë fansave që donin të dinin gjininë e fëmijës.