Anëtarët e KPK-së vizitë zyrtare në ShBA

Anëtarët e KPK-së vizitë zyrtare në ShBA

Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë pune.

Sipas njoftimit nga Prokuroria delegacioni i anëtarëve të Këshillit prokurorial i udhëhequr nga Kryesuesi Blerim Isufaj, kanë zhvilluar takime në Zyrën e Përgjegjësisë Profesionale, Sektorin e Integritetit Publik, Byron e Statistikave të Drejtësisë, Zyrën e Politikave dhe Legjislacionit si dhe Gjykatën e Lartë në Washington DC.

“Gjatë këtyre takimeve janë shkëmbyer përvoja të rëndësishme të cilat pritet të kenë ndikim pozitiv në efektivitetin dhe efikasitetin e punës së Këshillit dhe sistemit prokurorial në përgjithësi. Gjithashtu, është premtuar bashkëpunim dhe mbështetje e vazhdueshme për punën e sistemit prokurorial të Kosovës, edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Për më tepër Prokuroria njofton se ditëve në vijim, programi i vizitës do të vazhdoj në New York, ku do të ketë takime në FBI, për çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin publik, konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë si dhe çështjet e terrorizmit.