Andre Gomes tregon çfarë i tha Ronaldo pasi iu bashkua Barcelonës

29.07.2016 22:19
Andre Gomes tregon çfarë i tha Ronaldo pasi iu bashkua Barcelonës

Përforcimi më i ri i Barcelonas, Andre Gomes ka marrë një mesazh urimi nga Cristiano Ronaldo, pavarësisht se shoku i tij i ri i skuadrës tek Barcelona, Lionel Messi, është rivali më i madh i Cristiano Ronaldos në futboll.

Gomes dhe Ronaldo janë bashkëlojtarë te kombëtarja e Portugalisë, ndërsa në nivel ekipor do të luajnë te dy rivalët e përbetuar.

”Kam folur me Ronaldon dhe ai më uroi mua, por unë ende jam rival i tij sikurse që isha gjatë kohës sime te Valencia, pasi që në fushë nuk ka shoqëri. Në ekipin kombëtar e shijoj kohën me Ronaldon, por tani do ta shijoj me Messin”, potencoi Gomes.

Gomes dhe Ronaldo u shpallën kampion evrope me Portugalinë në “Euro 2016”. /Insajderi.com