Andin Hoti “thumbon” deputetin e VV-së, ia përmend aktakuzën për terrorizëm

Andin Hoti “thumbon” deputetin e VV-së, ia përmend aktakuzën për terrorizëm

Vazhdon debati mes zyrtarëve të dy partive politike parlamentare: Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Pas akuzave mes Dardan Molliqajt të VV-së dhe Blerand Stavilecit të PDK-së, në debat të hapur mes vete janë dy deputetë të dy partive.

Andin Hoti nga radhët e PDK-së i është kundërpërgjigjur Frashër Krasniqit, pasi deputeti i VV-së ironizoi me faktin se Hoti e kishte quajtur “idoll” kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

“E ke idoll kriminelin më të madh në Kosovë”, i tha sot Krasniqi-Hotit, përmes një shkrimi në Facebook.

E Hoti ka reaguar, duke ia përmendur Krasniqit aktakuzën e ngritur për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës vitin e kaluar. Madje, Hoti ka postuar edhe një fotografi ku shfaqet Kuvendi i Kosovës, i dëmtuar nga sulmi i dyshuar me zollë.

“Ideali im është Liria dhe çlirimtarët si pararojë e saj janë idoli im i përjetshëm! Asnjëherë s’do të jenë ata që i akuzojnë çlirimtarët dhe abuzojnë me Lirinë! E kur flet, po e përsëris, kur flet për krimin një njeri me aktakuzë për terrorizëm, më shumë s’ka çka flitet e thuhet”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com