Ancelotti tregon arsyet e humbjes ndaj Atletiko Madridit

Carlo Ancelotti mendon se skuadra e tij dështoi në ‘Vicente Calderon’ në duelet një me një.

Ancelotti tregon arsyet e humbjes ndaj Atletiko Madridit

Pas humbjes në Champions League ndaj Atletico Madridit, Carlo Ancelotti kërkon përqendrim nga futbollistët e tij në mënyrë që Bayerni të mos bëjë një tjetër gabim në sfidën e kësaj të shtune ndaj Kolnit.

Duke folur për këtë ndeshje, trajneri italian kujtoi sërish humbjen 1:0 nga Atletico Madridi, që duket se ka gjetur arsyen e vërtetë.

“Fillimisht ne nuk luajtëm aspak mirë në atë ndeshje. Kjo është gjëja më e rëndësishme të cilën duhet ta rregullojmë menjëherë. Ne humbëm duelet një për një në atë takim dhe nuk bëmë asnjëherë lojën tonë”, tha Ancelotti.

“Jemi të përqendruar maksimalisht te ndeshja ndaj Kolnit. Nuk kemi patur shumë kohë për të rikuperuar energjitë dhe më duhet të ndryshoj disa lojtarë në formacionin titullar”, theksoi italiani.

“Kolni është një skuadër shumë e mirë. Ata janë surpriza më e bukur e këtij fillim sezoni. Po paraqiten në mënyrë të shkëlqyer dhe po marrin rezultate pozitive”, shtoi ish trajneri realit.

“Unë njoh shumë mirë sulmuesin kryesor të Kolnit, Anthony Modeste, sepse ai luante në kampionatin francez kur unë kam qenë pjesë e Paris Saint Germain. Është një lojtar shumë i rrezikshëm”, përfundoi Ancelotti.