Anarkia e rregullave të reja

Anarkia e rregullave të reja

Videoja e re nga “New Order” me këngën “Singularity” është krijuar nga pamjet e protestave në Berlinin Perëndimor dhe vallëzimin dhe zhveshjen e viteve 1979 – 1989 e të rinjve në këtë pjesë të Gjermanisë.

Kjo video e këngës që mund të konsiderohet edhe si një himn për trazirat në Gjermaninë Perëndimore, përkatësisht banorët e Berlinit Perëndimor të cilët vallëzojnë dhe zhvishen para rënies së Murit të Berlinit.

Pamjet janë marrë nga dokumentari i vitit 2015 “B Movie: Lust and Sound in West Berlin1979- 1989”.

Filmi në fjalë përbëhet nga pamjet e papublikuara por  që kanë qenë të dedikuara për televizion dhe filma. Pamjet e para janë ato të punk grupeve në Berlinin Perëndimor ndërsa videoja përfundon me Paradën e Dashurisë në këtë pjesë të qytetit.

Kënga “Singularity” është krijuar nga anëtari i bendit “Chemical Brothers” Tom Rowland i cili ka punuar me “New Order” në albumin e fundit “Music Complete”.

“Kemi menduar se na duhet një muzikant që ka më shumë sintisajzerë se ne dhe Tom ishte i vetmi që mund ta gjenim”, kishte thënë bateristi i grupit  Stephen Morrin për “Rolling Stone”.

Kënga ishte kënduar për herë të parë Live në pranverën e vitit 2014 por atëherë nuk ishte titulluar por vetëm ishte shkruar “gjuaje kitarën” në listën e këngëve që kishte performuar grupi në atë koncert.

Pavarësisht titullit të gabuar me të cilën u bë kjo këngë e njohur, “New Order” vendosi ta titullojë “Singularity”.

“Me sa kuptojë unë, kjo këngë tregon pikën kur inteligjenca artificiale rrëzon atë njerëzore”, tha frontmeni i bendit Bernard Sumner për “Rolling Stone”.

“Dhe më pas vjen në dukje veçantia që i referohet fillimit të universit”, shtoi ai.

Ky titull ka shërbyer edhe si fillim i incizimeve të reja, meqenëse pas kësaj këngë bendi kishte shkruar këngën “Unlearn This Hatred”.

Në filmin nga ku “New Order” ka marrë pamjet për videon e tyre të fundit, përfshihen edhe këngët e bendeve “Sex Pistols”, “Einstürzende Neubauten”, “Nena”, “Die Toten Hosen” dhe “Joy Division” nga ku edhe ka lindur bendi “New Order”.

Filmi ishte punuar nga Mark Reeder, një muzikant që vjen nga qyteti ku ka liodnur “New Order”, Machester, por që ka jetuar në Berlin gjatë viteve ’80 i cili gjithashtu ka bërë një turne me bendin në fjalë.