Analiza e Luan Krasniqit për meçin Joshua-Klitschko

Analiza e Luan Krasniqit për meçin Joshua-Klitschko

Ish boksieri kosovar Luan Krasniqi, i ka bërë një analizë duelit të sotëm në mes të Ëladimir Klitschkos dhe Anthony Joshuas.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka folur për mundësit e të dy boksierëve për të fituar meçin e sotëm.

Krasniqi mendon se nëse Joshua gjatë ndeshjes ka guxim dhe lufton në mënyrë agresive ka mundësi më të madhe për të fituar, por sipas tij nëse ndeshja zhvillohet në distancë ai mendon se Klitschko ka mundësi më të madhe për të fituar këtë takim.

“Nëse Anthony Joshua lufton me guxim dhe agresivitet, ai ka shanse të mira për të fituar. Por nëse lufta zhvillohet në distancë unë e shoh përparësi për Vladimir Klitschko”, ka shkruar Krasniqi./Insajderi.com