Rezultatet e deritanishme zgjedhore nuk lënë shteg për dyshime. Edi Rama ia doli të marrë një shumicë të konsiderueshme votash. Humbja e Partisë Demokratike ishte e rëndë, ndë" />

Analistja gjermane: Sfidat e Edi Ramës

Analistja gjermane: Sfidat e Edi Ramës

Rezultatet e deritanishme zgjedhore nuk lënë shteg për dyshime. Edi Rama ia doli të marrë një shumicë të konsiderueshme votash. Humbja e Partisë Demokratike ishte e rëndë, ndërsa socialistët, nëse shifrat konfirmohen, mund të mos kenë nevojë as për partner koalicioni.

“Pas 4 vitesh qeverisjeje, – thotë analistja gjermane Adelheid Feilcke, – shqiptarët ia dhanë atij sërish besimin, madje me një mazhorancë të konsiderueshme. Ata duket se i besojnë atij, si njeriut që do të çojë përpara Shqipërinë. Ai është udhëheqësi që qëndron për forcën këmbëngulëse dhe modernizimin, një kombinim ky, që mesa duket në vend ka efekt ndikues”.

“Rama ia doli sërish që ta inskenojë me sukses këtë imazh, përmes një kombinimi të dimensionit folklorik shqiptar dhe atij kozmopolitan europian. Ky stil zë vend dhe zgjon pritshmëri. Por tani, – vazhdon ekspertja, – kryeministri shqiptar duhet të provojë se mund ta çojë vendin drejt Europës”.

Tashmë Rama ka praktikisht dorë të lirë me reformat. Detyrat që ka përpara janë të vështira. Korrupsioni, droga dhe varfëria kanë paralizuar Shqipërinë. Prioritare mbetet Reforma në Drejtësi, ajo ekonomike, lufta kundër nepotizmit, kundër kanabisit, si dhe një politike e vendosur kundër ekstremizmit fetar.

“Këto janë edhe kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, e veçanërisht të BE-së”, kujton Feilcke.

Kryeministrit i mbetet ende shumë për të bërë për Shqipërinë, e cila – sipas analistes, – i ka të gjitha mundësitë të dalë nga këndi i shtetit problematik e të kthehet në një vend shembullor në Ballkan. Për këtë nevojitet një politikë pragmatike, bazuar në parimet e shtetit ligjor: vetëm kështu, ekonomia do të rigjenerohet ngadalë dhe njerëzit do të shohin të ardhmen në vendin e tyre.