Anadrinia i japin mbështetje të fortë kandidatit Hatim Baxhaku

Anadrinia i japin mbështetje të fortë kandidatit Hatim Baxhaku

Banorët e fshatrave të Anadrinisë, në fshatin Piranë, mbrëmë i kanë dhënë mbështetje të madhe kandidatit të LDK-së për Prizrenin.

Hatim Baxhaku me këtë rast është shprehur se ‘Fitorja e LDK-së do të jetë fitore e gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit, sepse, ne do të instalojmë qeverisje me duar të pastra dhe do t’i këpusim të gjitha hallkat e krimit të organizuar që i ka instaluar pushteti i PDK-së.’

Kryetari i LDK-së të pranishmëve u ka thënë se LDK-ja për Prizrenin e ka kandidatin më të mirë dhe programin më të mirë.

Ai është shprehur i bindur se LDK-ja do ta fitoj Prizrenin dhe shumicën e komunave të Kosovës.

Shefi i shtabit zgjedhor për Prizrenin, Driton Selmanaj, ndërkaq ka krahasuar Piranën me Cërcen, vendlindjen e Ibrahim Rugoves.

Ai ka shtuar se ‘Sikur Cërca që është për Kosovën, ashtu është Pirana për Prizrenin – zemra e LDK-së.’