Amnesty International: Ndalesa e shamisë në punë legalizon diskriminimin

Amnesty International: Ndalesa e shamisë në punë legalizon diskriminimin

Zyra suedeze e Amnesty International (AI) ka shprehur dëshpërimin e saj me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë sipas të cilit punëdhënësve ua aprovon që të shqiptojnë ndalesë për mbajtjen e simboleve fetare, politike dhe filozofike në vendet e punës.

Në njoftimin e Zyrës thuhet se vendimi është shumë problematik.

“Vendimi legalizon diskriminimin e punëdhënësve ndaj myslimanëve, veçmas ndaj grave që mbajnë shami. Kjo në masë shtesë do t’ua vështirësojë grave myslimane që të punojnë në sektorin publik”, thuhet në njoftim.