Shpenzimi marramendës i Amerikës për murin me Meksikën

Shpenzimi marramendës i Amerikës për murin me Meksikën

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, ka thënë se kostoja e ndërtimit të murit me Meksikën, i propozuar nga presidenti Donald Trump, do të jetë nga 12 deri në 15 miliardë dollarë.

Ryan ka thënë se Kongresi do të paguaj për ndërtimin e murit.

Zyrtari republikan i ka bërë këto komente para mediave në Filadelfia, ku ligjvënësit republikanë janë duke e mbajtur takimin vjetor për ndërtimin e strategjisë së tyre.

Ryan nuk ka pranuar të thotë nëse çmimi për ndërtimin e murit do t’i shtohet deficitit, apo nëse Kongresi do të gjej mënyra të tjera për ta mbuluar shpenzimin, përcjell rel.

Trump pritet të flas para këtyre ligjvënëse të enjten, një ditë pasi e ka nënshkruar urdhërin ekzekutiv për ndërtimin e murit.