Amerika sjell ushtarë të rijnë në Kosovë

Amerika sjell ushtarë të rijnë në Kosovë

Në pranverë të këtij viti, në Kosovë do të vendosen ushtarët amerikanë nga Brigada e dytë e Fort Carsionit.

Sipas asaj që raporton The Denver Post, Batalioni i III i Regjimentit të Kalorësisë 61 do të zëvendësojë ushtarët e Divizionit të 82-të Ajror të vendosur në mbështetje të Grupit Shumëkombësh të Betejës – Lindje në Kosovë.

“Sipas një raporti të ushtrisë, grupi kryen ‘operacione për mbështetjen e paqes’ dhe përbëhet nga rreth 1,000 trupa nga pesë vende – Hungaria, Polonia, Rumania, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan The Denver Post.

Komandanti Donald Braman thotë se ushtarët janë trajnuar për tu vendosur në Kosovë.