Amerika demonstron forcën në kufirin Siri-Turqi

Amerika demonstron forcën në kufirin Siri-Turqi

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar mjete të blinduara në vijën kufitare mes Sirisë dhe Turqisë në një demonstrim force për të dekurajuar përleshjet mes forcave turke dhe kryengritësve kurdë të Sirisë.

Kjo masë u ndërmor në një kohë kur Presidenti turk Recep Taip Erdogan ka kërcënuar të kryejë operacione të reja kundër ekstremistëve kurdë në Irak dhe Siri, duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara t’i japin fund mbështetjes për grupe të tilla.

Amerika mbështet nga ajri dhe në forma të tjera operacionet e forcave kurde që luftojnë kundër Shtetit Islamil.

Turqia i konsideron forcat kurde të Sirisë si një grup i lidhur me kryengritjen kurde në Turqi dhe gjatë ditëve të fundit i ka sulmuar nga ajri.

Për këtë arsye forcat amerikane janë angazhuar në patrullimin e vijës kufitare në këtë zonë të tensionuar mes Sirisë dhe Turqisë./VOA