Ambulanca i jep ndihmë një punëtori të administratës në Kuvend

Ambulanca i jep ndihmë një punëtori të administratës në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 9:00 të mëngjesit një ambulancë ka qenë në objektin e saj për t’i dhënë ndihmë një punëtori të administratës.

“Sot, rreth orës 9:00, autoambulanca mjekësore ishte në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për t’i ofruar ndihmë një zyrtari të administratës”, thuhet në njoftim.

Insajderi ka kontaktuar me zyrtarët e Kuvendit për të marrë më shumë detaje rreth rastit, por ata nuk kanë sqaruar asgjë më shumë sesa ajo që është thënë në njoftim.

Burime të Insajderit brenda Kuvendit kanë thënë se fjala është për një përkthyes./Insajderi.com