Ambiciet e trajnerit shqiptar me ekipin zviceran

Ambiciet e trajnerit shqiptar me ekipin zviceran

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Arjan Peco u promovua këtë sezon si trajneri i 21-vjeçarëve të Basel, një post i rëndësishëm në klubin me më shumë tituj në Zvicër.

I njohur për analizat pikante në ekranin e Top Channel në Euro 2016, Peço ishte objekt i një reportazhi special në vigjiljen e sezonit të ri.

“Të rinjtë e promovuar këtë sezon janë një avantazh i madh për ekipin A, pasi sa më lart të ngjitesh aq më të mëdha janë pritshmëritë. Pres me padurim ndeshjen e parë në 2 gusht në Sejnt Xhejkob Park sepse jam kurioz të shikoj sesi do të paraqitet skuadra ime. Ka një ndryshim të madh gjithsesi nga ekipet që kam drejtuar më parë”, u shpreh Arjan Peço, Trajner i Basel U-21.

Basel është një skuadër e ndërtuar për titullin qoftë kjo në Superligën zvicerane ashtu edhe tek të rinjtë, por trajneri shqiptar do të duhet të bëjë pa 4 talente që janë graduar në ekipin e parë.

Arjan Peço që ka drejtuar më parë 3 ekipe më të vogla të moshave te Bazel, synon të shtojë këtë sezon, një titull me 21-vjeçarët.