Ambasadorja izraelite tregon pse Izraeli nuk e njohin Kosovën

Ambasadorja izraelite tregon pse Izraeli nuk e njohin Kosovën

Ambasadorja izraelite në Beograd, Alona Fisher-Kamm ka thënë se Izraeli nuk e njeh Kosovën nga parimet, e jo nga oportunizmi e as bazuar në ndonjë agjendë politike.

Ajo në një intervistë për “Kuririn” serb ka theksuar se një gjë e tillë nuk e përjashton dialogun e vendit të saj për komunikim të hapur me popullin e Kosovës.

Njohjen e Izraelit udhëheqësit e shtetit tanë janë duke e kërkuar vazhdimisht.

Presidenti Thaçi, në kohën sa ishte zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm, në një intervistë për të përditshmen izraelite “Yedioth Ahronoth” kishte thënë se Kosova dhe Izraeli vazhdimisht po shënojnë afrim, duke shtuar se Izraeli e mbështet Kosovën.

Po ashtu edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e kishte ndjekur rrugën e lutjeve të Thaçit.

Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Veseli ishte takuar me homologun e tij izraelit, kryetar i Knesetit, Yuli-Yoel Edelstei, ku kishte kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës.