Ambasadorja holandeze interesohet për reformat legjislative në fushën penale dhe civile

Ambasadorja holandeze interesohet për reformat legjislative në fushën penale dhe civile

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën ka biseduar lidhur me reformat legjislative në fushën penale dhe civile dhe përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.

“Gjatë takimit, ministri Tahiri e informoi ambasadoren për progresin e Ministrisë së Drejtësisë, duke theksuar prioritetet, veçanërisht avancimin në sundim të ligjit në vend”, thuhet në një njoftim të Ministrisë.

Ambasadorja Gerrie Willems e ka falënderuar ministrin Tahiri për pritjen, duke theksuar se me angazhimin e saj gjatë misionit në Kosovë do të punojë edhe më shumë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit juridik ndërmjet dy shteteve.

Gjithashtu, ambasadorja Williems ka shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e mëtejshme të Mbretërisë së Holandës për proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.