Ambasadorja e Kosovës në Uashington e quan bishë burrin që e sulmoi gruan në Prishtinë

Ambasadorja e Kosovës në Uashington e quan bishë burrin që e sulmoi gruan në Prishtinë

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj burrit që në orët e hershme të së enjtes kishte sulmuar gruan e tij në sy të fëmijëve, video kjo e publikuar nga Insajderi.

Duke e quajtur sulmuesin bishë, ajo kërkon që sulmuesi të merr ndëshkimin nga drejtësia.

“Nuk e di kush është kjo bishë. As nuk po më intereson emri. E vërteta e dhimbshme është që abuzimet dhe dhuna fizike, emocionale, financiare ndaj grave është normë në shoqërinë tonë. Marre. Shpresoj që kjo bishë ta merr ndëshkimin e duhur nga drejtësia. Por edhe nga shoqëria. E papranueshme”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Insajderi gjatë ditës së djeshme ka publikuar një video ku një burrë në Prishtinë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e saj në sy të fëmijëve.

Tri orë pas publikimit të kësaj video personi me iniciale B.B është arrestuar nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje për Insajderin gjatë ditës së djeshme policia kishte konfirmuar se kishte kërkuar gjatë ditës sulmuesin por vetëm rreth orës 15:30 ka arritur që ta shoqëroj atë në stacionin e policisë./Insajderi.com

Video ku shihet burri teksa sulmon gruan mund ta shikoni duke klikuar: KËTU