Ambasadorja Çitaku sulmohet me vezë gjatë një ligjërate në ShBA

Ambasadorja Çitaku sulmohet me vezë gjatë një ligjërate në ShBA

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është sulmuar nga një shqiptare, në Amerikë duke e gjuajtur me vezë, gjatë një ligjërate në Universitetin e Denverit.

Çitaku është sulmuar në prani të ish-ambasadorit Christopher Hill i cili në fund të viteve 90’të ka ndërmjetësuar në konfliktin Kosovë -Serbi.

Sulmi ka ndodhur pasi shqiptarja ka bërë pyetje rreth rastit të vdekjes së Astrit Deharit duke hedhur akuza për vrasje.

Për këta ambasadorja Çitaku ka shkruar një postim në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo ka se në këtë takim është biseduar për situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse, rolin e gruas në procesin e shtet ndërtimit.

“Bashkë me Ambasadorin Christoper Hill sqaruam para studentëve dhe mysafirëve të shumtë situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karrshi Kosovës dhe rajonit tonë. Bashkëbisedimi ishte shumë dinamik, dhe pati shumë pyetje interesante për rrolin e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare, rrolin e gruas në proceset e shtetndërtimit etj”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Nga fundi i bisedës ajo tregon se një aktivist shqiptare e ka quajtur atë kriminele dhe vrasëse duke iu referuar vdekjes së aktivistit Vetëvendosje, Astrit Dehari dhe e ka gjuajtur atë me vezë.

“Nga fundi I bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse ( duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit ), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim”, ka treguar ajo.

Çitaku është shprehur se “vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin. Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa krip”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Vlora Çitakut

Sot kam qenë e ftuar në një bashkëbisedim nga Denver Women in International Security. Bashkë me Ambasadorin Christoper Hill sqaruam para studentëve dhe mysafirëve të shumtë situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karrshi Kosovës dhe rajonit tonë. Bashkëbisedimi ishte shumë dinamik, dhe pati shumë pyetje interesante për rrolin e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare, rrolin e gruas në proceset e shtetndërtimit etj. Nga fundi I bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse ( duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit ), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim. Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin. Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa krip. Është krejt normale të kemi mospajtime, por ato duhet të mbesin në nivelin e debatit, e asnjëhere në sulm e shpifje ndaj tjetrit. Kaq për sonte. Vlora