Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë përfshihet në diskutimin për liberalizimin e vizave

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë përfshihet në diskutimin për liberalizimin e vizave

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se ne duhet të bëjë gjithçka që është e mundur që Kosova ta arrij vetë liberalizimin e vizave. Një deklarim të tillë Minxhozi e bëri në një intervistë në Radio Dukagjini, tek sa po komentonte kërkesën e presidenti Hashim Thaqit, që Shqipëria t’i pajisë qytetarët e Kosovës me pasaporta shqiptare.

“Është e vërtetë si një kërkesë, e cila ka qenë e artikuluar edhe më parë, por kësaj radhe u artikulua edhe më me forcë. Tani është një kërkesë e presidentit, që do të shikohet, por ashtu siç e potencoi edhe zotëri Meta, ne duhet të bëjmë ç’është e mundur që Kosova të marri vet liberalizimin e vizave”, tha Minxhozi.

Më tej ambasadori Minxhozi, foli edhe për takimin mes dy qeverive shqiptare që do të mbahet me 27 nëntor në qytetin e Korçës.

“Për të bërë ato gjëra që nuk janë bërë mirë deri tani, do të ketë fokus kryesor ekonominë. Me gëzim do të thoja që, si vjet shkëmbimet ekonomike e tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë një rritje në krahasim me vitin e kaluar. Viti 2016 ka qenë viti më i vështirë do të thoja, ndërsa viti 2017 është një vit më i mbarë, ka një histori më të mirë dhe shpresoj që do të jetë një trampolinë shumë e fuqishme për të pasur më shumë shkëmbime në vitin 2018”, theksoi Minxhozi.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, gjatë vizitë së tij dy ditore në Kosovë do të ketë takime me krerët e lartë të shtetit të Kosovës, disa nga partitë politike, e po ashtu do të vizitoi kompleksin memorial “ Adem Jashari” në Prekaz e “ Ibrahim Rugova” në Prishtinë.