Ambasadori Ruairi O’Connell kërkon të braktiset dhuna

Ambasadori Ruairi O’Connell kërkon të braktiset dhuna

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se është shumë i kënaqur që protesta e organizuar nga opozita kaloi e qetë.

“Protesta është një e drejtë themelore demokratike dhe unë jam i lumtur që protesta e sotme kaloi në mënyrë paqësore. Shpresoj që kjo përfaqëson një vendim që opozita të heqë dorë nga dhuna. Shpresoj që Qeveria do t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve për korrupsionin dhe sundimin e ligjit”, ka thënë ambasadori në një status në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje të dyja palëve për të përdorë dialogun që t’i zgjidhin dallimet politike.

“Çdo hap pozitiv që merret nga politikanët e Kosovës mund të ndihmojë për të ndërtuar një kulturë të qëndrueshme demokratike në këtë vend të porsalindur”.