Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu ka thënë se është shumë e rëndësishme që procesi zgjedhor të shkojë mirë dhe ashtu siç është planifikuar.

Ambasadori i KQZ-së: Gjithçka po shkon mirë me zgjedhjet

Braathu ka folur ekskluzivisht për arbresh.info gjatë vizitës në një vendvotim në veri të Mitrovicës ku ka thënë se nuk ka ardhur në këtë pjesë për monitorim por për mbështetje të KQZ-së.

“Ne nuk jemi duke bërë monitorim të zgjedhjeve sepse OSBE nuk është përfshirë në monitorim por në mbështetje të KQZ-së. Nga të dhënat që kemi, çdo gjë ka shkuar mirë dh në rregull dhe do të jemi këtu deri në fund për të përcjellë procesin”, tha Braathu.

I pyetur në lidhje me thirrjet e zyrtarëve serbë për të votuar masivisht për politikat e Beogradit, Braathu nuk ka dashur të flasë duke thënë se nuk i komenton ato.

“Ne nuk i komentojmë ato, por vetëm procesin e votimit dhe zgjedhjes”, ka deklaruar për arbresh.info ambasadori i OSBE-së.