Ambasadori i Kosovës në Maqedoni: Nuk ka pasur keqtrajtime në rastin Kumanova

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni: Nuk ka pasur keqtrajtime në rastin Kumanova

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, ka thënë se Ambasada e Kosovës ka qenë i interesuar për rastin ‘Kumanova’. Ai ka thënë interesimi i kësaj ambasade ka qenë i lartë, por sipas tij nuk ka pasur keqtrajtime.

Hysa ka thënë se marrëdhëniet mes dy shteteve vazhdojnë të jenë të mira, e këtë sipas tij, e ilustron vizita e Zaev.

“Besoj që fakti se kryeministri ishte në Kosovë dhe u prit nga gjithë krerët, besoj se ishte një demonstrim i vullnetit dhe përkushtimit për të thelluar më shumë këto raporte”, ka thënë Hysa.

Ndryshe, në vizitën e kryeministrit maqedonas në Kosovë u tha se Maqedonia po shqyrton mundësinë për një hetim ndërkombëtar për rastin ‘Kumanova’.