Ambasadori i Kosovës: Huffington Post e vuri nëntitullin për “mëkatin e konvertimin në Islam”

29.11.2017 18:12
Ambasadori i Kosovës: Huffington Post e vuri nëntitullin për  “mëkatin e konvertimin në Islam”

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Graiçevci ka reaguar ndaj intervistës që ka publikuar Huffington Post, në të cilën Graiçevci citohet të ketë thënë se “mëkati i shqiptarëve është që e kanë pranuar islamin”.

Ai ka thënë se një gjë të tillë ai nuk e ka thënë asnjëherë por që Huffington Post e ka përdorur si nëntitull.

“Dëshiroj të sqaroj se këtë nuk e kam thënë unë, është nëntitull i përdorur nga redaksia e gazetës Huffington Post. Madje, edhe aty, fjala në anglisht për mëkat (“sin”) është i vendosur në thonjëza. Askund në tekstin e intervistës nuk mund të gjindet që këtë e kam thënë unë”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Reagim lidhur me një fragment të intervistës sime, dhënë gazetës Huffington Post: Lidhur me botimin e një fragmenti të…

Posted by Lirim Greiçevci on Wednesday, 29 November 2017