Ambasadori kanadez: Demarkacioni mund të shkojë në Arbitrazh

Ambasadori kanadez: Demarkacioni mund të shkojë në Arbitrazh

Ambasadori i Kanadasë në Kroaci dhe njëherësh jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk, tregon arsyet pse deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi para se çështja të shkojë në Arbitrazh Ndërkombëtar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Daniel Maksymiuk, ambasador i Kanadasë në Kroaci dhe njëherësh jorezident për Kosovën, kërkon nga deputetët e Parlamentit të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tij, në fund të fundit arsyeja për ta bërë demarkimin e kufirit me Malin e Zi është që të mundësohet bashkëpunim më i mirë me një shtet mik dhe një zhvillim ekonomik mes dy palëve.

Ndërsa kushti i dytë i BE-së për heqjen e vizave – luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit, është që të ndërtohet një Kosovë më e mirë dhe prosperuese.