Ambasadori italian interesohet për rritjen e shkëmbimeve tregtare

30.08.2017 15:47
Ambasadori italian interesohet për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Valentin Toçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

“Temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Italisë”, thuhet në një kumtesë të MTI-së.

Ministri Toçi e ka informuar ambasadorin italian rreth angazhimeve të Qeverisë së Kosovës nëpërmirësimine mjedisit afarist në vend. “Kosova ka shënuar përmirësime të ndjeshme sa i përket klimës së biznesit dhe tha se presim rritje të investimeve të kompanive të huaja, përfshirë edhe ato italiane në vendin tonë”, ka thënë ministri.

Në anën tjetër, ambasadori Sardi ka shprehur gatishmërinë e shtetit italian për të intensifikuar bashkëpunimin institucional me Republikën e Kosovës me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve reciproke në të mirë ekonomive të të dyja vendeve.