Ambasadori i Shteteve të Bahskuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka bërë g" />

Ambasadori i SHBA-ve komenton ratifikimin e demarkacionit

Ambasadori i SHBA-ve komenton ratifikimin e demarkacionit

Ambasadori i Shteteve të Bahskuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka bërë gjënë e duhur me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Pas ratifikimit të marrëveshjes për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, Delawie falënderoi deputetët për votimin e ligjit.

“Mendoj që Kuvendi i Kosovës ka bërë punën e duhur me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, dhe edhe një herë dua të falënderoj depuetët që votuan pro kësaj marrëvshje”, ka thënë Delawie.

Pas tre vitesh, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar demarkacionin me Malin e Zi.

Me 80 vota pro, minimumin e nevojshëm, Kuvendi miratoi sot demarkacionin pas pesë herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz nga Vetëvendosje. /Insajderi.com