Ambasadori Delawie kritikon partitë që kanë qëndrim kundër demarkacionit

Ambasadori Delawie kritikon partitë që kanë qëndrim kundër demarkacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg Delawie ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovës dhe u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro demarkacionit me Malin e Zi.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën. Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Po aq sa është e rëndësishme kjo çështje për liberalizimin e vizave, është edhe e rëndësishme për demarkimin e kufirit me një aleat të NATO-s siç është Mali i Zi”, ka thënë Delawie.

Delawie ka thënë se vota e sotme do të tregojë përgjegjësitë që kanë partitë politike para qytetarëve.

“Kjo votë do të tregojë se cilat parti janë serioze në përgjegjësitë e tyre para qytetarëve dhe cilat parti janë të fokusuara në fitimin e pikëve politike”, ka thënë Delawie.

 

“Vazhdoj që të jem i befasuar, se sa me shumë mund disa njerëz po punojnë për t’i ndaluar qytetarët e rinj të Kosovës që të qëndrojnë të izoluar. Mos i lejoni qytetarët e juaj në izolim, votoni për këtë marrëveshje!”, deklaroi ai. /Insajderi.com