Ambasadori Delawie kërkon fakte për vdekjen e Astrit Deharit

Ambasadori Delawie kërkon fakte për vdekjen e Astrit Deharit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se është e rëndësishme gjetja e fakteve rreth mënyrës së vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që vdiq të shtunën pasdite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Delawie, përmes një reagimi zyrtar në rrjetin social Twitter, ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e vëzhguesve të autorizuar nga familja Dehari, në autopsinë e të birit të tyre.

“Vdekjet në burg janë gjithmonë shqetësuese, e rëndësishme është të gjenden faktet. E mirëpres propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e vëzhguesve të pavarur në hetim”, ka shkruar Ambasadori Delawie në rrjetin social Twitter.

Astrit Dehari vdiq të shtunën pasdite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana ende të paqarta. Ai u varros sot në Prishtinë. /Insajderi.com