Ambasadori Delawie flet për rikthimin e Listës Serbe në Kuvend

27.03.2017 20:38
Ambasadori Delawie flet për rikthimin e Listës Serbe në Kuvend

Ambasadori amerikan Greg Delawie, nëpërmes rrjetit social “Twitter”, ka përshëndetur rikthimin e Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës.

“Jam i lumtur të shoh rikthimin e Listës Serbe në ulëset e tyre në Kuvend,” ka shkruar ambasadori Delawie.

Lista Serbe u kthyen sot në Kuvend, në një mbledhje të kryesisë,  pas gati gjashtë muajsh pezullimi të detyrës.

Kreu i kësaj liste, Sllavko Simiq, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se rikthimi i tyre u bë me qëllim të votimit të Demarkacionit me Malin e Zi. /Insajderi.com