Ambasadori britanik kujton takimin e parë me ish-kryeministrin Bajram Rexhepi

Ambasadori britanik kujton takimin e parë me ish-kryeministrin Bajram Rexhepi

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka kujtuar takimin e parë me ish-kryeministrin e parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.

“Bajramin e kam konsideruar mik. Për herë të parë e takova në vitin 2004 së bashku me Shefin e Misionit, dy ditë pasi arrita në Kosovë. Si diplomat i ri, isha shumë i emocionuar për takimin me Kryeministrin”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Unë kurrë nuk isha takuar me dikë të nivelit aq të lartë apo të rëndësishëm. Kështu që unë kurrë nuk do të harroj mirëpritjen e Bajramit dhe sa më bëri të ndihem i lehtësuar. Ai ishte njeri i mirë dhe unë isha me fat që pata mundësinë ta njihja”, ka shkruar më tej ai.

Vdekja e zyrtarit të parë që e kishte takuar në Kosovë, e ka pikëlluar shumë ambasadorin britanik në Kosovës.

“Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Kosovës’, ka shkruar ambasadori britanik në Kosovës”, ka përfunduar ai./Insajderi.com