Ambasadori amerikan: Shqipëria, si Amerika në kohën e Al Kapones

07.09.2016 14:11
Ambasadori amerikan: Shqipëria, si Amerika në kohën e Al Kapones

Ambasadori Donald Lu ka ashpërsuar edhe më tej gjuhën mbi marrëdhëniet e politikës shqiptare me krimin. Ai e krahasoi situatën aktuale në Shqipëri me Amerikën e kohës së Al Kapones, duke iu referuar rastit të Emiliano Shullazit.

Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një asistencë të fortë për Byronë e Hetimit, duke thënë se ky është një paralajmërim i fortë për kriminelët që duan t’i afrohen politikës, njofton Top Channel.

“Në Shqipëri ka kriminelë të fuqishëm që kanë lidhje politike, ndonëse kanë kryer krime. Një nga këto raste është ai i trafikantit Emiljano Shullazi, i arrestuar kohët e fundit, i cili prej shumë vitesh është akuzuar për vrasje dhe trafik droge. Në Shqipëri duhet të punohet shumë ndaj luftës ndaj korrupsionit pasi situata është kaotike. Qytetarët janë të gatshëm që këta persona të korruptuar t’i largojnë nga politika dhe qeverisja. Në SHBA e kemi hasur të njëjtin problem në kohën e Al Kapones”, ka thënë ai.”, tha Lu./Insajderi.com