Ambasadori amerikan në Serbi: Politika e SHBA-ve në Ballkan, nuk ndryshon me Trumpin

Ambasadori amerikan në Serbi: Politika e SHBA-ve në Ballkan, nuk ndryshon me Trumpin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, ka thënë sot se nuk pret ndryshime të mëdha të administratës së Donald Trump, në politikën e SHBA-ve ndaj Ballkanit.

Në një intervistë me televizionin serb Novi Dan, ai ka deklaruar se pret që shtetet ballkanike të integrohen në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk kam dëgjuar asgjë nga administrata e re që do të ketë ndryshime të mëdha në politikën ndaj rajonit, që do të thotë se ne ende mbesim për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe në pajtimin mes vendeve”, ka thënë Scott, njofton Insajderi.

Scott po ashtu ka thënë se nuk pret që ai të jetë në mesin e ambasadorëve të shkarkuar nga presidenti i sapo-inauguruar amerikan Donald Trump.

Scott ka thënë se të hënën do të paraqitet në zyrë, për të vazhduar punën e tij. /Insajderi.com