Ambasadori amerikan i kënaqur me “dridhjet e reja” në Beograd

Ambasadori amerikan i kënaqur me “dridhjet e reja” në Beograd

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Randolph Scott, ka deklaruar se ndihet i kënaqur me “dridhjen e re” që siç ka thënë ai është parë në Beograd në lidhje me arritjen e marrëveshjes me Prishtinën dhe ka shtuar që SHBA dëshiron gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme rreth kësaj çështjeje.

Ai gjatë Konferencës së Sfidave të Ballkanit Perëndimor ka deklaruar se pret që Beogradi dhe Prishtina  të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë kënaqësi për të dyja palët.

“Ne mbështetemi në urtësinë e Federica Mogherinit”, shtoi ai, duke përsëritur se Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi e kanë mbështetjen e plotë të SHBA-së në procesin e gjetjes së zgjidhjes.

Scott vlerësoi se në Ballkanin Perëndimor ekzistojnë tri çështje kritike për stabilitetin: diadogu Beograd-Prishtinë, problemet me emrin e Maqedonisë dhe ato rreth mbijetesës së Bosnjës, duke shtuar se e rëndësishme është që ato probleme nuk janë të pazgjidhshme