Ambasadorët kërkojnë hetim transparent për vdekjen e Deharit

Ambasadorët kërkojnë hetim transparent për vdekjen e Deharit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, kanë kërkuar hetim transparent për të zbuluar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.

Përmes një postimi të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook, ambasadori O’Connell ka kërkuar “nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë hetim të shpejtë e transparent të rrethanave të vdekjes” së Deharit.

Në anën tjetër, Delawie ka thënë se është e rëndësishme gjetja e fakteve rreth mënyrës së vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që vdiq të shtunën pasdite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Delawie, përmes një reagimi zyrtar në rrjetin social Tëitter, ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e vëzhguesve të autorizuar nga familja Dehari, në autopsinë e të birit të tyre.

“Vdekjet në burg janë gjithmonë shqetësuese, e rëndësishme është të gjenden faktet. E mirëpres propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e vëzhguesve të pavarur në hetim”, ka shkruar Ambasadori Delaëie në rrjetin social Tëitter.

Astrit Dehari vdiq të shtunën pasdite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana ende të paqarta. Ai u varros sot në Prishtinë./Insajderi.com