Ambasada Ruse dhe ajo Amerikane grinden për Shkupin

Ambasada Ruse dhe ajo Amerikane grinden për Shkupin

Ambasada e Amerikane në Shkup dhe ajo e Federatës Ruse kanë reaguar në mënyra të ndryshme në lidhje me ndotjen e ajrit në Shkup, shifrat e të cilës e ranguan këtë qytet si më të ndoturin në botë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përmes rrjetit social Twitter, Ambasada Amerikane shfaqi shqetësimin e saj duke publikuar një foto dhe duke deklaruar se nuk shihet ambasada nga ndotja e ajrit, njiherit ka shtruar pyetjen se çfarë idesh keni për ajër më të pastër në Maqedoni.

Si për ironi, një përgjigje ka ardhur nga Ambasada e Federatës Ruse, poashtu në rrjetin social Twitter. Nga kjo ambasadë thonë se dëshirojnë që ta ndihmojnë Ambasadën Amerikane për të gjetur zgjidhje për ajrin e ndotur në Shkup përmes gazsjellësit rus që kalon nëpër Detin e Zi, Turqinë, dhe futet në Greqi, Maqedoni, Serbi.