Ambasada e Kosovës në Britani: S’ka kosovarë të lënduar

Ambasada e Kosovës në Britani: S’ka kosovarë të lënduar

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka thënë se deri më tani nuk ka informacion për ndonjë shtetas të Kosovës  të lënduar në sulmin afër parlamentit në Londër.

“Ambasada e Kosovës në Londër është duke e përcjellur me vëmendje situatën e krijuar pas sulmit terrorist afër Parlamentit Britanik. Deri më tani nuk kemi informacion që ka ndonjë shtetas të Kosovës të lënduar në këtë sulm. Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Londër dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën”, ka njoftuar ambasadori përmes një postimi në Facebook.

“Për çdo informatë ose kërkesë ofrojmë këtë numër emergjent: +447711077298”, ka shkruar ai.

Katër persona, përfshirë këtu një polic dhe burri që besohet se ka qenë sulmuesi, kanë vdekur si pasojë e sulmit afër parlamentit britanik në Londër, njofton BBC.

BBC njofton se gjatë sulmit, të cilin policia britanike e ka cilësuar si incident terrorist, kanë mbetur të lënduar edhe 20 persona.

Një person ka goditur me veturë disa këmbësorë para se të vriste policin duke e therur me thikë.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje rreth sulmuesit apo motivit të këtij akti që ka tronditur Britaninë./Insajderi.com