Ambasada amerikane: Nuk e përkrahim nismën e Thaçit për ushtrinë

Ambasada amerikane: Nuk e përkrahim nismën e Thaçit për ushtrinë

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se është kundër nismës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që transformimi i FSK-së të bëhet duke shmangur ndryshimet kushtetuese.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për nismën për të ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pa një amendament kushtetues”, thuhet në komunikatë.

“Ne mbështesim transformimin gradual, transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë multietnike, në përputhje me standardet e NATO-s”, thuhet më tej.

“Megjithatë, ky transformim duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe përmes një procesi politik gjithëpërfshirës dhe përfaqësueseve që reflekton demokracinë shumetnike të Kosovës”, vazhdon komunikata.

“Ne jemi të gatshëm për t’u angazhuar në një proces konsultimi me të gjithë akterët për të arritur qëllimin tonë të përbashkët për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një mënyrë që rrit sigurinë e Kosovës, kontribuon në stabilitetin rajonal dhe mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet aty.

“Miratimi i ligjit aktual të propozuar do të na detyrojë të rivlerësojmë bashkëpunimin tonë bilateral për kohë të gjatë dhe ndihmën për forcat e sigurisë në Kosovë”, përfundon komunikata.