Ambasada amerikane: Kuvendi e tha fjalën e vet

Ambasada amerikane: Kuvendi e tha fjalën e vet

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se Kuvendi i Kosovës e ka thënë “fjalën e vet” me rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një komunikate për media, ambasada ka thënë se  derisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, “ftojmë të gjithë zyrëtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.”

“Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, thuhet në dekleratën e ambasadës amerikane.

Kuvendi i Kosovës me shumicë vota ka rrëzuar Qeverinë e Kosovës. Vendi do të shkojë në zgjedhje në muajin qershor.