Ambasada amerikane e përkushtuar në sundimin e ligjit në Kosovë

Ambasada amerikane e përkushtuar në sundimin e ligjit në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, priti shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në ambasadën Amerikane, Steve Banks.

Gjatë takimit, Kuçi dhe Banks diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të ShBA-së për Kosovën.

Kuçi e njoftoi atë për progresin e arritur në proceset euro-integruese, për punët që po bëhen për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Në këtë takim, Kuçi dhe shefi i Zyrës Politike dhe Ekonomike, Banks, konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të ambasadës Amerikane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushat e interesit të përbashkët, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit./Insajderi.com