Amazon synon të kryejë dërgesa përmes dronëve

Amazon synon të kryejë dërgesa përmes dronëve

Amazon njoftoi se do të fillojë testimin e dërgesave përmes dronëve në bashkëpunim me qeverinë Britanike pasi autoriteti i aviacionit civil garantoi lejen e duhur për ushtrimin e kësaj të drejte.

Eksperimentet fillestare do të realizohen me dërgesat që peshojnë 2.3 kg dhe që përbëjnë 90% të shitjeve të Amazon.

Një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil Britanik tha se janë marrë të gjitha masat e duhura që këto dronë të mos interferojnë me aktivitetin e kompanive ajrore.

Dronët do të jenë të kufizuar në lartësinë 122 metër që do të shërbejë edhe si standart për dronët në të ardhmen.

Amazon tha se prioriteti kryesor i kompanisë është siguria e dërgesave. Ligji Britanik lejon që dronët të fluturojnë deri në 50 metër afër një personi apo shtëpie dhe në lartë 150 metër në qendra të banuara, shkruan pwëorld.al.

Distributori amerikan online gjithashtu po teston dërgesat me anë të dronëve në SHBA por që është përballur me kundërshti të shumta nga autoritetet amerikane. Por Amazon nuk është e vetmja kompani që po zhvillon dhe teston dronë për dërgesa. \

Edhe Google i është bashkuar kësaj nisme një vit më parë pasi testoi një dron u aftë të mbajë pako. /Insajderi.com