Alpinistja shqiptare Uta Ibrahimi është pritur sot nga audienca në Beograd për një prezantim publik te organizuar nga “Belgrade Fund for Political Excellence”.
Ngjarja është pjese e projektit te titulluar Ndryshimi mendësisë, ndërtimi i besimit përmes inovacionit.
Pjese e shume aktiviteteve te këtij projekti nga “Belgrade Fund for Political Excellence” bashke me partneret e tjerë si organizata “Aktiv Democracy for Development”, janë edhe prezantimet publike te personave te suksesshëm.
Uta si gruaja e pare shqiptare qe pushtoi majën me te larte te botes Everest u shprehe te jete e kënaqur me këtë ftese dhe e lumtur qe i është dhënë rasti ta ndaje përvojën e saj me njerëzit ne Beograd.
Uta për momentin është ne përgatitje për udhëtimin e rradhes ne Himalaje për te pushtuar maja te tjera.