Federata Bjeshkatare dhe Alpiniste dënon sulmin ndaj burrit të Mimoza Kusari-Lila  

Federata Bjeshkatare dhe Alpiniste dënon sulmin ndaj burrit të Mimoza Kusari-Lila  

Federata Bjeshkatare dhe Alpiniste e Kosovës e ka dënuar sulmin ndaj Arben Lilës, kryetarit të këtij “Alpin Prishtina” të bërë para dy ditësh në aeroportin “Adem Jashari”.

“Reagojmë ashpër ndaj deklaratave të pavërteta të plasuara në media në lidhje me administrimin e fondeve për projektin e ekspeditës së ngjitjes në majën “Mont Everest”, thuhet në njoftimin për media të FBAK-së.

Arben Lila,është kryetar i Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës dhe burri i kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lilës, ai ishte sulmuar në aeroportin e Prishtinës, Adem Jashari nga Haki Hasanramaj.

Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula nga klubi alpin Prishtina të hënën janë nisur për ta pushtuar majën më të lartë në botë, Mount Everest me 8848 metra lartësi.

Ishte e paraparë që për ta pushtuar majën më të lartë në botë të shkonin katër persona por për shkak të mungesës së financave për në Everest janë nisur vetëm dy alpinistë. /Insajderi.com.