Alpet Shqiptare – bukuritë, mikpritja dhe mundësitë për turizëm

23.03.2017 12:43
Alpet Shqiptare – bukuritë, mikpritja dhe mundësitë për turizëm

“Taz.de” ka bërë një reportazh të gjatë me Alpet Shqiptare, duke treguar për bukuritë, vështirësitë për të arritur në majat më të larta, banorët vendës, bukuritë dhe gjithçka tjetër rreth tyre.

Trojet shqiptare janë të pasura me shumë bukuri, që nga plazhet e deri te malet. Pikërisht malet ofrojnë shumë mundësi për turistët.

Njëra nga bukuritë janë malet e Rugovës dhe Gryka e saj. E gjitha çfarë ju nevojitet është një makinë dhe një shofer kosovar. Gjithnjë e më shumë të huaj po bredhin në Alpet Shqiptare dhe numri i turistëve të huaj po rritet, thuhet në këtë reportazh, përcjell albinfo.ch.

Infrastruktura nuk është shumë e mirë, por ka hotele, edhe pse jo jetë të natës. Udhëtimi është për nëntë ditë me radhë, kurse ka rreth 200 kilometra distancë në këmbë.

Në këtë reportazh tregohet edhe për mikpritjen shqiptare dhe ushqimin vendas. Më pas përshkruhet për udhëtimin në Alpet Shqiptare dhe gjithçka rreth udhëtimit për rreth nëntë ditë.