Xabi Alonso ka folur për ndeshjen ndaj Real Madridit dhe PSG-së në Ligën e Kampionëve.
Ish-mesfushori spanjoll, Xabi Alonso ka thënë se është e vështirë të përcaktojë kush është favorit ndaj Real Madridit dhe PSG-së.
Por, ai thotë se Realit i pëlqejnë ndeshjet e mëdha në këtë garë.
“Real Madridit i pëlqejnë sfidat e mëdha dhe ata do ta bëjnë këtë. Do të jetë një sfidë e mrekullueshme përballë Parisit”, ka deklaruar Alonso për faqen e UEFA-s.
“Është një nga ato ndeshjet që vërtetë ju pëlqejnë, dhe ata që shkojnë në Bernabeu dëshirojnë t’i shikojnë”.
“Është shumë e vështirë të thuash kush është favoriti edhe pse kjo nuk do të thotë asgjë. Unë e mbështes Madridin”, tha ai në fund.