Alonso pensionohet nga futbolli

09.03.2017 12:01
Alonso pensionohet nga futbolli

Mesfushori i Bayern Munichut, Xabi Alonso ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli profesionist në fund të këtij sezoni.

35-vjeçari që ka realizuar 27 ndeshje për Bayernin sivjet, lajmin për pensionim e publikoi në Twitter me një postim të një fotografie.

“E jetova. E dashurova. Lamtumirë lojë e bukur”, ka shkruar Xabi Alonso.

Drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka lavdëruar spanjollin, i cili është në klub që prej vitit 2014.

“Bayerni dëshiron ta falënderojë një lojtarë të madh që ka luajtur për Bayernin në mënyrë të shkëlqyer, si brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Rummenigge./Insajderi.com