Allegrit i pëlqejnë tre lojtarë të Real Madridit

Allegrit i pëlqejnë tre lojtarë të Real Madridit

Real Madridi dhe Juventusi do të përballen në finale të Ligës së Kampionëve me 3 qershor, e cila do të zhvillohet në Cardiff.

“Zonja e Vjetër” kërkon trofeun e parë pas pothuajse 21 vjetëve, derisa Real Madridi dëshiron të shkruajë histori duke fituar dy herë me radhë Championsin, diçka që se ka bërë askush që nga viti 1992 kur kjo garë ka ndryshuar emrin.

Para kësaj finaleje të madhe, ka folur edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Ai ka lavdëruar lojtarët e Real Madridit, në veçanti Casemiron, Gareth Bale e Iscon, vetëm njëri prej këtyre dy të fundit do të startojë në finalen e Cardiff.

“Casemiro i jep stabilitet Real Madridit, Gareth Bale qetësi, derisa Isco i shton kualitete kësaj skuadre me teknikën e tij”, tha Allegri, shkruan Express.

Allegri më tej e sheh Realin si favorit në këtë finale, por që janë të etur për ta fituar Champions.

“Besojmë se mund ta fitojmë këtë finale dhe ta sjellim në shtëpi trofeun, por nuk duhet të harrojmë se do të luajmë kundër Real Madridit”, tha Allegri.

“Duhet t’i qasemi finales me vetëbesim, por duke e ditur se Real Madridi është favorit”, përfundoi Allegri.