Allegri: Me Porton një ndeshje e rrezikshme

14.03.2017 07:59
Allegri: Me Porton një ndeshje e rrezikshme

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri paralajmëron se ka shumë rreziqe në ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj Porto-s.

Pasi bardh e zinjtë fituan 2:0 në ndeshjen e parë, ata do të presin ekipin portugez në Torino të martën duke ditur se edhe një humbje minimale do t’i kalonte në çerekfinale.

Gjithsesi trajneri i Juve-s nuk beson se ndeshja ka mbaruar.

“Ka shumë rreziqe, pasi në futboll nuk i dihet asnjëherë. Porto do të luajë me besimin se mund të përmbysë të martën, dhe ata dinë shumë mirë si të shfrytëzojnë mundësitë e tyre,” shprehet Allegri në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes.

“Kështu që nesër duhet ta harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë dhe të mundohemi të fitojmë përpara tifozëve tanë. A na duhet një paraqitje spektakolare? Fishekzjarrët përdoren në finale, fishekzjarrët nuk kanë rëndësi të martën, ajo që ka rëndësi është që ne të kalojmë në raundin tjetër”, ka shtuar Allegri.

Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.